SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e diel, 23 mars 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti për ditën e diel diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme. Vranësirat në pjesën e parë të ditës do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e mesditës e pasdite reshjet parashikohen të jenë hera – herës me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht në qendër e pjesërisht në jug. Në relievet e larta malore në juglindje të territorit reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 5-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 14-24 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër8/19Diell re shi
Kukës6/17Diell re shi
Lezhë6/19Diell re shi
Dibër5/16Diell re shi
Durrës10/20Diell re shi
Tiranë10/20Diell re shi
Elbasan7/17Diell re shi
Berat6/18Diell re shi
Vlorë9/17Diell re shi
Korçë2/16Diell re shi
Gjirokastër5/16Diell re shi
Sarandë8/17Diell re shi
error: