Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/34 | Diell |
| Kukës | 15/34 | Diell |
| Lezhë | 18/35 | Diell |
| Dibër | 15/33 | Diell |
| Durrës | 19/34 | Diell |
| Tiranë | 21/36 | Diell |
| Elbasan | 20/37 | Diell |
| Berat | 17/37 | Diell |
| Vlorë | 18/34 | Diell |
| Korcë | 15/33 | Diell |
| Gjirokastër | 15/37 | Diell |
| Sarandë | 21/35 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade