Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot mbi vendin tonë do të vijojnë të jenë në qarkullim masat ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira në zhvillim të cilat do të bëhen më tepër prezente nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe mesatar do të përfshijnë kryesisht jugun, një pjesë të qendrës dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokale.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 1-7 m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/29 | re diell |
| Kukës | 13/28 | re shi diell |
| Lezhë | 19/29 | re diell |
| Dibër | 12/25 | re shi diell |
| Durrës | 17/29 | re diell |
| Tiranë | 19/30 | re shi diell |
| Elbasan | 17/30 | re shi diell |
| Berat | 17/30 | re shi diell |
| Vlorë | 15/27 | re shi diell |
| Korçë | 14/23 | re shi diell |
| Gjirokastër | 14/25 | re shi diell |
| Sarandë | 15/25 | re shi diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade