SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte 14 tetor 2021

Një front i ftohtë atmosferik pritet të kalojë nesër mbi vendin tonë. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e jugut reshjet në kohë afatshkurtër dhe lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve. Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 900 metër parashikohet reshje dëbore ndërsa në lartësitë mbi 1500 metër do të ketë intensifikim të reshjeve të dëborës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje e fortë me shpejtësi mesatare 3 deri 8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe zonat luginore të veriut era bëhet intensive në formën e tufanit dhe shpejtësi që arrin deri në 15-18m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër11/16re diell
Kukës3/6re shi/bore
Lezhë12/14re diell
Dibër0/4re shi/bore
Durrës12/15re diell
Tiranë12/14Re shi diell
Elbasan11/14re shi diell
Berat10/13re shi
Vlorë13/15re shi
Korcë3/7re shi/bore
Gjirokastër10/13re shi
Sarandë12/15re shi
error: