Loti 5 i rrugës Kardhiq-Delvinë, një aks që shkurton kohën e udhëtimit drejt bregdetit të Jugut dhe nxit zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, ka përfunduar tashmë plotësisht.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky segment i rëndësishëm i rrugës Kardhiq-Delvinë, ku kanë përfunduar të gjitha veprat e artit, tombino rrethore, tombino box, mure mbajtëse e pritëse, një urë, një nënkalim.
Rama tha se “po punohet intensivisht edhe në lotet e tjera të këtij projekti për të shkurtuar kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut e për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të turizmit”.
Në fund të muajit gusht u bë e mundur edhe hapja e tunelit të Skërficës, 1316 m i gjatë, pjesë e aksit të ri rrugor Kardhiq-Delvinë.
Me një gjatësi prej 33 km, rruga Kardhiq-Delvinë përbëhet nga 8 lote. Lotet 1, 2, 3 dhe 5 kanë përfunduar, ndërsa në Lotet 4 dhe 6 po vijojnë punimet.
Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI