Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bërti të ditur se duke filluar nga dita e sotme vendi ynë do të ndikohet nga një tjetër valë e të nxehtit me masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore të vendit. Gjithashtu për nesër parashikohet edhe rritje e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1–6m/s. Në orët e drekës dhe me pas, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10 – 12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 30/38 | Diell |
| Kukës | 18/36 | Diell pak re |
| Lezhë | 19/35 | Diell |
| Dibër | 15/35 | Diell pak re |
| Durrës | 21/35 | Diell |
| Tiranë | 21/37 | Diell |
| Elbasan | 17/38 | Diell |
| Berat | 19/38 | Diell |
| Vlorë | 20/35 | Diell |
| Korçë | 16/33 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 15/38 | Diell |
| Sarandë | 19/34 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI