SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte, 19 tetor 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira kalimtare në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Në zonën e veriperëndimit moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe kryesisht në malësitë e kësaj zone reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-12 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet tepër intensive dhe problematike dhe shpejtësi 15-23m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër9/23Diell re shi
Kukës8/15Diell re
Lezhë13/23Diell re
Dibër4/15Diell re
Durrës15/21Diell re
Tiranë13/22Diell re
Elbasan13/22Diell re
Berat12/23Diell re
Vlorë14/22Diell re
Korçë8/17Diell re
Gjirokastër14/24Diell re
Sarandë15/24Diell re
error: