Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikim e masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim prej orëve të mesditës.
Fillimisht, reshje shiu me intensitet të ulët dhe në pasdite me intensitet mesatar në formë shtrëngate. Reshje bore në veri dhe verilindje. Ngrica në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 1/11 | Diell re shi |
| Kukës | 0/9 | Diell re bore |
| Lezhë | 6/12 | Diell re shi |
| Dibër | -4/7 | Diell re bore |
| Durrës | 5/16 | Diell re shi |
| Tiranë | 3/14 | Diell re shi |
| Elbasan | 4/13 | Diell re |
| Berat | -3/15 | Diell re shi |
| Vlorë | 5/14 | Diell re shi |
| Korcë | -4/5 | Diell re |
| Gjirokastër | -1/11 | Diell re shi |
| Sarandë | 5/16 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll