SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte 24 dhjetor 2020

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e enjte parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në zonën veriore që në orët e para të mëngjesit, në pjesën e dytë të ditës reshje shiu me intensitet të ulët në qendër dhe në bregdetin jugperëndimor.

Përgjatë luginave dhe zonat malore do ketë prezencë të mjegullës së dendur, e mjegullinë lokale. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-10m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër5/15RE shi
Kukës3/8Re diell
Lezhë5/14Re shi
Dibër2/10Re diell
Durrës9/18Re shi
Tiranë10/17Re shi
Elbasan9/17Re diell
Berat9/19Re diell
Vlorë8/19Re shi
Korcë3/13Re diell
Gjirokastër7/18Re diell
Sarandë9/19Re diell
/atsh///
error: