Gazetari i mirënjohur i Radio Shkodrës, TVSH, Deutsche Welle në shqip, si dhe i mediave lokale Lek Plani ka ndërruar jetë sot, ndërkohë që prej disa ditësh ai ishte infektuar me covid.
Ka qenë miku i tij Gasper Marku i cili ka ndarë lajmin e trishtë:
Lajm tronditës! Sapo më njoftuan, se gazetari i mirënjohur i Radio Shkodrës, TVSH, Deutsche Welle në shqip, si dhe i mediave lokale Lek Plani, ndërroi jetë në Tiranë. Për orarin e ceremonisë së varrimit do të njoftohet në një moment të dytë.
Ngushëllime familjes “Plani”, pushofsh më paqe, kolegu, shoku, miku ynë i mirë, Leka!

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI