/ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti parashikohet kryesisht i vranët..Reshjet e shiut do të jenë të vazhdueshme të cilat nisin që prej orëve të para të 24-orëshit në të gjithë vendin, ndërsa në jug me intensitet mesatar e shtrëngata. Reshjet e dendura të dëborës do të përfshijnë kryesisht juglindjen e vendit në orët e mëngjesit, ndërsa në zonat e tjera malore deri në lartësitë 500 metër reshjet e dëborës do të jenë me intensitet të ulët. Prej orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe bëhen të dobëta të karakterit lokal.
Era do të fryjë me drejtim verilindje -juglindje mesatare. Era do të fitojë shpejtësi intensive, e vrullshme përgjatë vijës bregdetare, zonave te ulëta dhe në lugina. Era hera herës mund të arrijë shpejtësi deri në 20-25m/s.Valëzimi në dete do të arrijë forcës 6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/13 | re shi |
| Kukës | 0/7 | re bore |
| Lezhë | 4/14 | re shi |
| Dibër | -1/7 | re bore |
| Durrës | 6/17 | re shi |
| Tiranë | 6/16 | re shi |
| Elbasan | 5/14 | re shi |
| Berat | 4/14 | re shi |
| Vlorë | 7/17 | re shi |
| Korçë | 0/7 | re bore |
| Gjirokastër | 3/13 | re shi |
| Sarandë | 7/17 | re shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade