SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte, 28 nëntor 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit gradual të masave ajrore të ftohta dhe të lagështa.

Moti parashikohet deri në orët e pasdites me kthjellime dhe alternime vranësirash në shtim gradual mesatare deri dhe të dendura. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e pasdites reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në zonën e veriperëndimit. Më pas në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër6/14Diell re shi
Kukës3/14Diell re
Lezhë7/14Diell re shi
Dibër3/13Diell
Durrës6/19Diell re shi
Tiranë9/20Diell re shi
Elbasan6/20Diell re shi
Berat5/21Diell re shi
Vlorë9/21Diell re shi
Korcë2/16Diell re
Gjirokastër1/19Diell re
Sarandë8/20Diell re
error: