Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore. Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje dëbore të dobëta dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare dhe përkohësisht e vrullshme në bregdet dhe shpejtësi mesatare 3-10 m/s, ndërsa me rrahje deri në 15-20 m/s. Valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 1/10 | Diell pak re |
| Kukës | -2/6 | Diell re/ flok bore |
| Lezhë | 3/10 | Diell pak re |
| Dibër | -4/3 | Diell re/ flok bore |
| Durrës | 2/11 | Diell pak re |
| Tiranë | 1/10 | Diell pak re |
| Elbasan | 0/10 | Diell pak re |
| Berat | -3/9 | Diell pak re |
| Vlorë | 2/11 | Diell pak re |
| Korcë | -6/3 | Diell re/ flok bore |
| Gjirokastër | -2/9 | Diell pak re |
| Sarandë | 3/11 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI