SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte, 31 korrik

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht kemi shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-16 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër18/28Diell, vranësira, reshje
Kukës15/25Diell, vranësira, reshje
Lezhë19/31Diell, vranësira
Dibër16/26Diell, vranësira, reshje
Durrës20/30Diell, vranësira
Tiranë20/32Diell, vranësira, reshje
Elbasan19/31Diell, vranësira, reshje
Berat18/31Diell, vranësira, reshje
Vlorë21/30Diell, vranësira, reshje
Korçë16/26Diell, vranësira, reshje
Gjirokastër17/31Diell, vranësira, reshje
Sarandë19/31Diell, vranësira
error: