Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar sot me dy vite burgim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre, për tjetërsimin e një toke në zonën e Livadhit.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar Goros i ulet dënimi me 1/3, duke u dënuar përfundimisht nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burgim. Gjithashtu Goros i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
GJKKO dënoi me shërbim prove për dy vite edhe Vasilaq Strakoshën, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.(Marseda QEFALIA).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI