SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte, 6 qershor 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrota e me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës. Vranësirat mesatare kalimtare parashikohet të jenë prezente nga orët e mesditës kryesisht në jug të territorit.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër17/29Diell
Kukës14/28Diell
Lezhë15/29Diell
Dibër14/27Diell
Durrës19/30Diell
Tiranë20/31Diell
Elbasan18/30Diell
Berat16/31Diell
Vlorë21/30Diell re
Korçë15/25Diell re
Gjirokastër15/30Diell re
Sarandë19/33Diell re
error: