Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Në relievet malore të vendit në orët e mesditës reshje shiu të izoluara në formë pikash.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek,e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/34 | Diell re |
| Kukës | 15/31 | Diell re |
| Lezhë | 18/32 | Diell re |
| Dibër | 14/32 | Diell re |
| Durrës | 20/33 | Diell |
| Tiranë | 21/33 | Diell |
| Elbasan | 21/33 | Diell re |
| Berat | 18/34 | Diell |
| Vlorë | 18/31 | Diell |
| Korçë | 14/28 | Diell re |
| Gjirokastër | 16/33 | Diell |
| Sarandë | 19/32 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI