SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e hënë, 1 janar 2024

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshm si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpasherëshëm me intensitet të ulët që në orët e para të ditës fillimisht në veri. Në orët e mesditës reshjet shtrihen në pjesën më të madhe të territorit. Mjegull e dendur / mjegullinë, reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër4/10Re shi diell
Kukës2/8Re diell shi
Lezhë3/9Re shi diell
Dibër2/8Re shi diell
Durrës8/14Re shi diell
Tiranë10/14Re shi diell
Elbasan8/13Re diell shi
Berat7/15Re diell shi
Vlorë10/13Re diell shi
Korcë-1/9Re diell
Gjirokastër3/10Re diell
Sarandë8/13Re diell shi
error: