Më 1 janar të çdo viti, të krishterët orthodhoskë kremtojnë Ditën e Shën Vasilit. Rrëfehet se gjatë një krize buke, perandori kërkoi një taksë të tepruar. Sipas urdhrit të tij, secila familje duhej të dorëzonte sendet me vlerë. Me të zbuluar këtë padrejtësi, Shën Vasili mbrojti pa frikë popullin e tij, duke thirrur perandorin në pendim, ndërkohë që populli mblidhte ç’të mundte nga pasuria që kishte secili. Perandori vdiq dhe nuk i mori dot sa u mblodhën. Shen Vasili u përball me një detyrë shqetësuese, si ta kthente gjithë atë sasi të madhe sendesh. Ishte pothuaj e pamundur të rikthehej çdo gjë tek pronari përkatës. Ai u lut, pastaj përgatiti një sasi të madhe keku dhe futi thesaret brenda tij. Pasi bekoi dhe preu kekun, i ofroi nga një copë secilit. Për mrekulli, secili person mori sendet e tij me vlerë në copën e tij të kekut. Për të përkujtuar këtë mrekulli, keku i Shën Vasilit (Vasilopita) bëhet në festën e Shën Vasilit, çdo 1 janar, pikërisht në ditën kur Shën Vasili ndërroi jetë.
Keku i Shën Vasilit (Vasilopitës – nga greqishtja, d.m.th. ëmbëlsira ose/ keku/byreku i Shën Vasilit) është një pjesë e rëndësishme tradicionale e festimit, më 1 janar. Një kek apo byrek i veçantë, që përmban një monedhë të fshehur, pritet dhe ndahet mes anëtarëve të familjes. Në varësi të traditës rajonale dhe familjare, kryesisht në Shqipëri përdoret byrek, kulaç, bukë e ëmbël ose së fundmi kek.///

ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat