Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, si dhe shtim të vranësirave, kryesisht të mesme dhe të larta pas orëve të mesditës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim- verilindje me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 8m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2ballë.
Prezencë e mjegullës së dendur, mjegullinës përgjatë zonave luginore si dhe ngricave në akset rrugore në relievet malore në lindje.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/12 | Diell re |
| Kukës | -5/5 | Diell re |
| Lezhë | 5/13 | Diell re |
| Dibër | -4/7 | Diell re |
| Durrës | 3/14 | Diell re |
| Tiranë | 3/14 | Diell re |
| Elbasan | 2/13 | Diell re |
| Berat | 3/14 | Diell re |
| Vlorë | 5/12 | Diell re |
| Korçë | -4/6 | Diell re |
| Gjirokastër | -2/12 | Diell re |
| Sarandë | 4/12 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI