Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se dita e hënë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet deri mesatar. Në verilindje- lindje në lartësitë mbi 500-600 metra, në jug-juglindje në lartësitë mbi 700-800 metra reshje bore me intensitet deri mesatar.
Era parashikohet të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi i forcës 5-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/13 | Re shi |
| Kukës | 3/9 | Re shi bore |
| Lezhë | 5/13 | Re shi |
| Dibër | 0/6 | Re shi bore |
| Durrës | 4/14 | Re shi |
| Tiranë | 6/15 | Re shi |
| Elbasan | 3/14 | Re shi |
| Berat | 4/17 | Re shi |
| Vlorë | 6/16 | Re shi |
| Korcë | -1/8 | Re shi bore |
| Gjirokastër | 4/14 | Re shi |
| Sarandë | 6/15 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI