Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellet me vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperendim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 10-14 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/29 | Diell pak re |
| Kukës | 11/22 | Diell re |
| Lezhë | 19/29 | Diell pak re |
| Dibër | 16/24 | Diell re |
| Durrës | 17/32 | Diell pak re |
| Tiranë | 16/30 | Diell |
| Elbasan | 17/30 | Diell |
| Berat | 13/31 | Diell |
| Vlorë | 17/29 | Diell |
| Korcë | 13/27 | Diell re |
| Gjirokastër | 13/30 | Diell re |
| Sarandë | 17/28 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade