SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e hënë, 24 korrik 2023

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër23/38Diell
Kukës21/37Diell
Lezhë22/36Diell
Dibër18/36Diell
Durrës23/39Diell
Tiranë26/39Diell
Elbasan23/39Diell
Berat20/40Diell
Vlorë23/38Diell
Korcë         17/35Diell
Gjirokastër20/39Diell
Sarandë19/37Diell
error: