Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të thata dhe të qëndrueshme si dhe njëkohësisht të frohta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa duke filluar nga orët e pasdites dhe kryesisht mbrëmjes shtim gradual të vranësirave deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtesi mesatare deri në 8m/sek, e cila në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri në 14-18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës nga 1-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 0/7 | Diell re |
| Kukës | -7/0 | Diell re |
| Lezhë | -3/6 | Diell re |
| Dibër | -8/-2 | Diell re |
| Durrës | 0/10 | Diell re |
| Tiranë | -1/9 | Diell re |
| Elbasan | -2/8 | Diell re |
| Berat | -3/8 | Diell re |
| Vlorë | -1/10 | Diell re |
| Korcë | -6/2 | Diell re |
| Gjirokastër | -5/6 | Diell re |
| Sarandë | -1/9 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI