SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e hënë, 4 shtator 2023

/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore në lindje dhe në zonën e jugut hera-herës do të jenë deri të dendura. Vranësirat e dendura në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave ndërsa në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë intensive me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 3-10m/s. Përgjatë luginave dhe vijës bregdetare era tepër intensive fiton shpejtësi deri në 15-22m/sek. Erë problematike përgjatë vijës bregdtetare dhe lugina. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër18/31Diell re
Kukës14/27Re shi diell
Lezhë17/30Diell re
Dibër13/28Re shi diell
Durrës18/31Diell re
Tiranë19/31Diell re shi
Elbasan18/30Diell re shi
Berat16/31Diell re shi
Vlorë18/29Diell re shi
Korcë13/24Re shi diell
Gjirokastër14/27Diell re shi
Sarandë18/29Diell re shi
error: