Ish-kryeministri Fatos Nano vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Siç e kishin paralajmeruar një ditë më parë, mjekët që po ndjekin Nanon kanë ndryshuar strategji.
E kanë hequr nga intubimi dhe kane vendosur ta furnizojne me oksigjen përmes një tubi që lidhet direkt me trakenë, procedurë që njihet me emrin Trakeostomi.
Mjekët kanë bërë një ndërhyrje duke hapur rrugën e sipërme respiratore. Nëpërmjet këtij tubi të vendosur në qafë, lejohet kalimi i ajrit dhe oksigjenit drejt mushkërisë nëpërmjet aparatit respirator.
Kjo është një procedurë e nevojshme tek pacientët që kërkojnë ventilim të zgjatur artificial. Sipas mjekëve, ai është i vetëdijshëm, por nuk mundet të artikulojë.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota