SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e martë 13 prill 2021

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell në orët e para të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore mbi 1500 metër të vendit do të ketë reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10 m/sek në tokë ndërsa përgjatë vijës bregdetare erë e fortë deri në 20 m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:      

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër9/16Re shi
Kukës8/14Re shi
Lezhë8/18Re shi
Dibër7/12Re shi
Durrës10/18Re shi
Tiranë11/18Re shi
Elbasan10/19Re shi
Berat7/21Re shi
Vlorë10/21Re shi
Korçë6/15Re shi
Gjirokastër7/17Re shi
Sarandë10/19Re shi
error: