Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet pjesërisht në zonat malore nga masa ajri të paqëndrueshme.
Në këto zona do të ketë reshje shiu në afate kohore të shkurtra gjatë mesditës. Në pjesën tjetër të vendit do të mbizotërojë mot me diell e vranësira kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s, e hera-herës në bregdet deri 12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/30 | re diell |
| Kukës | 19/28 | re shi / diell |
| Lezhë | 21/30 | re diell |
| Dibër | 15/27 | re shi / diell |
| Durrës | 20/30 | re diell |
| Tiranë | 21/31 | re diell |
| Elbasan | 19/31 | re diell |
| Berat | 18/32 | re diell |
| Vlorë | 21/30 | re diell |
| Korçë | 15/27 | re shi / diell |
| Gjirokastër | 19/32 | re shi / diell |
| Sarandë | 21/30 | re diell |
ME SHUME LAJME
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta
Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja
Mot i kthjellët me vranësira lokale