-Moti i vranët do të mbizotërojë për ditën e martë, intervale të shkurtra kthjellimesh kryesisht në jug të vendit.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të cilat do të përfshijnë të gjithë vendin që në orët e para të 24 orëshit me intensitet deri mesatar. Prej orëve të mesditës në jug dhe në qendër reshjet do të jenë me intensitet të ulët, në veri reshjet mbeten me intensitet deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilinidnje-veriperëndim 1-8 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15 m/s.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/19 | re shi |
| Kukës | 9/15 | re shi |
| Lezhë | 9/20 | re shi |
| Dibër | 8/12 | re shi |
| Durrës | 11/18 | re shi |
| Tiranë | 13/21 | re shi |
| Elbasan | 11/21 | re shi |
| Berat | 7/20 | re shi |
| Vlorë | 11/20 | re shi |
| Korçë | 7/14 | re shi |
| Gjirokastër | 5/21 | re shi |
| Sarandë | 11/20 | re shi |
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll