Sondazhi/ 70% e qytetarëve: Shqipëria e menaxhoi koronavirusin më mirë se vendet e tjera
/21/04/2020// 70% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria e menaxhoi koronavirusin më mirë se vendet e tjera.
Mbrëmjen e se henes në emisionin “Real Story” është diskutuar në lidhje me mënyrën se si u menaxhua situata e virusit në Shqipëri.
Sipas një sondazhi nga Eduard Zaloshnja, pyetjes se “Me aq sa keni parë dhe keni lexuar si po e lufton Shqipëria COVID19?”, 70% e qytetarëve janë shprehur më mirë se shumë vende të tjera, 9% më keq se shumë vende të tjera, 17% të qytetarëve njësoj dhe 4% nuk janë shprehur.
Ndërsa lidhur me shqetësimin më të madh prej pandemisë, 70% e qytetarëve janë përgjigjur se janë të shqetësuar për shëndetin e familjes, 29% për ekonominë e familjes dhe 1% nuk e di.
Ndërsa 87% e shqiptarëve vlerësojnë pozitivisht punën e kryeministrit Rama gjatë luftës ndaj koronavirusit.
Në sondazhin e Eduart Zaloshnjes në lidhje me punën e Kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë për përballimin e situatës kundër koronavirusit kanë votuar 61% e të pyeturve shumë pozitiv, 26% pozitiv, 6 % negativ, 5% shumë negative dhe 2% nuk e di.
Pjesë e sondazhit ishin 2350 veta dhe janë përzgjedhur kampionë nga të gjitha bashkitë dhe nga të gjithë moshat.
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi