Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit dhe vranësira mesatare në bregdet dhe në juglindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 – 8 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/17 | Diell |
| Kukës | 4/18 | Diell |
| Lezhë | 7/18 | Diell |
| Dibër | 3/19 | Diell |
| Durrës | 7/19 | Re diell |
| Tiranë | 7/19 | Diell |
| Elbasan | 4/19 | Re diell |
| Berat | 5/19 | Diell |
| Vlorë | 7/18 | Re diell |
| Korcë | 3/17 | Re diell |
| Gjirokastër | 3/19 | Diell |
| Sarandë | 9/19 | Diell |
ME SHUME LAJME
Qytetarët në protestën e 59-të kundër investimit në Zvërnec
Policia: Kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp
Gonxhja: Mbrojtja e industrisë turistike, përgjegjësi e përbashkët dhe përtej çdo agjende politike momentale