Për ditën e martë vendi ynë do të vijoje të ndikohet nga kushte te qëndrueshme moti falë vlerave normale te presionit atmosferik dhe masat ajrore të thata dhe te nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare ne orët e mesditës ne zonat malore dhe në pasdite në pjesën bregdetare jugore.
Era do të fryjë me drejtm Jugperëndim – Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, dhe në bregdet deri në 8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/35 | Diell |
| Kukës | 22/37 | Diell re |
| Lezhë | 21/35 | Diell |
| Dibër | 19/34 | Diell re |
| Durrës | 21/36 | Diell |
| Tiranë | 24/37 | Diell |
| Elbasan | 22/37 | Diell |
| Berat | 20/37 | Diell |
| Vlorë | 21/35 | Diell re |
| Korcë | 19/32 | Diell re |
| Gjirokastër | 18/36 | Diell |
| Sarandë | 20/32 | Diell |
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore