Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e Martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët pothuajse gjatë gjithë ditës. Vranësirat do të jenë të pakta në pjesën e parë të ditës, në formën e reve të larta transparente kryesisht në jug të vendit.
Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male era fiton shpejtësi deri 9m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/25 | Diell |
| Kukës | 9/21 | Diell |
| Lezhë | 14/25 | Diell |
| Dibër | 7/23 | Diell |
| Durrës | 15/28 | Diell |
| Tiranë | 15/27 | Diell |
| Elbasan | 14/28 | Diell |
| Berat | 11/28 | Diell pak re |
| Vlorë | 15/26 | Diell pak re |
| Korcë | 5/19 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 7/26 | Diell pak re |
| Sarandë | 15/25 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota