Nga Sofokli MEKSHI
Na ishte njëherë një grup njerzish me mënd ,në këtë vend.Ata hapën fletët e historisë së pasur të Shqipërisë,Ju doli para Njeriu i madh i shkencës dhe i filozofisë,i cili na paskësh drejtuar si rektor i parë , Universitetin e Stambollit.Me emrin Hoxhë Tahsini,më parë,ndërsa ne e njohim me emrin Hasan Tahsini.Dhe projektuan e ndërtuan, në fshatin e tij ,në NINAT,një shtëpi -muze,të plotësuar me të gjitha reliket,me materialet e shkruara e të botuara prej Tij.

Shkurt, me gjithë të mirat që meritonte ajo Kokë e Madhe.Pa u bënë inaugurime e sesione shkencore të merituara për Hasanin – Dijetar.Pa shkuan vite dhe ajo Shtëpi-Muze ku shumë nxënës nga krahina, vinin për të bërë orët e Historisë e të filozofisë, nuk po ndriçonte si më parë.

Rrënimi filloi nga brenda duke vjedhur gjithçka të vyer që kishte në të dy katet e ndërtesës, në qëndër të fshatit .Viti i mbrapsht i 1997,i prishi edhe fasadën,dyshemet e dhomave deri tek çatija .Një rrënim i historisë.Pas këtij viti asnjë përçapje nuk u bë nga autoritetet përgjegjse për ta kthyer Shtëpinë Muze,siç ishte,në mos më mirë,pasi historianët kanë zbuluar,të tjera vlera të Dijetarit tonë të Madh.Si një shtatore e pavlerë,Shtëpia – Muze e Hasan Tahsinit,qëndron ende në mes të Ninatit,e nxirë,e fyer ,e përdhosur,e grabitur dhe figura e Tahsinit ,e poshtëruar.Të vjen të thuash “në mirë të mos ishte bërë.”

Duke përdorur fjalën shtatore për këtë shtëpi të katandisur keq e mos më keq,m’u kujtuan disa vargje të poemës së mjerimit,shkruar gati 100 vjet më parë”Merreni këtë shtatore e falnia dikujt,ndonjë ministri a deputeti,e në s’gjetët askënd,falnia perëndisë klasike” Unë ,si ateist i vogël,s’kam punë me perëndinë,por me deputet e ministra,me kryetar bashkish e prefektë,etj,etj.

Çdo muaj apo më shpesh ,këta zyrtarë kalojnë me makina para kësaj shtatoreje të shëmtuar,vijnë për përvjetorë apo në festa,vijnë për fushata elektorale e për shumë sebepe të tjera.Madje pa u skuqur faqja fare ,e përmendin nëpër fjalime emrin e dijetarit të madh!O njerëz ç’bëhet kështu!Pse kjo heshtje-varri për Shtëpinë e Hasan Tahsinit.Ndoshta mjaftohen me shtatoren e tij pranë detit,në qytetin e Sarandës !!!Ndoshta,Ndoshta.Por kjo,kurrsesi nuk mund të jet e pranueshme për askënd.Rreth dy kilometra më larg,e vogël por e zbukuruar dhe plot lezete,është Shtëpia-Muze e shkrimtarit disident, Bilal Xhaferi ,edhe ky nga fshati Ninat.
E rrethuar me një bahçe plot gjelbërim,me ullinj plot kokrra ,ta ka ënda të futesh e të qëndrosh për të” biseduar” me shkrimtarin e madh,por edhe me mbesën e stërmbesën e tij,të cilat,vijnë që nga Saranda,për t’u kujdesur për shtëpinë e ngritur në nderim të dajos së tyre.Dëshiroj që,mbas disa vitesh,edhe kjo Shtëpi -Muze ,të mos kthehet si ajo e Hasan Tahsinit.Dëshiroj.Dëshiroj që dikush të zgjohet nga gjumi tinzar disa vjeçar e të ndërmarr një punë të furishme për ta kthyer plot dritë ,ashtu siç ishte Shtëpia Muze e Hasan Tahsinit,në Ninat të bashkisë Konispol,në Qarkun e Vlorës.Dëshiroj!/sarandaNews.al///




SHTËPI -MUZE
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI