Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të cilat hera herës do jenë të dendura nga orët e mesditës deri pasdite.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe në zonat malore verilindore dhe juglindore me intensitet mesatar në kohë afatshkurtër dhe në formë shtrëngate shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzimi në dete i forcës 1 dhe 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | |
| Shkodër | 18/26 | diell re shi |
| Kukës | 10/26 | diell re shi |
| Lezhë | 16/26 | diell re |
| Dibër | 11/25 | diell re shi |
| Durrës | 15/27 | diell re |
| Tiranë | 19/29 | diell re shi |
| Elbasan | 17/29 | diell re shi |
| Berat | 12/30 | diell re shi |
| Vlorë | 17/27 | diell re shi |
| Korçë | 12/25 | diell re shi |
| Gjirokastër | 11/28 | diell re shi |
| Sarandë | 18/26 | diell re |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade