SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e martë, 31 janar 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 – 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zona luginore era relativisht intensive me shpejtësi që arrin deri në 8 – 12 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër-1/11Re diell
Kukës-2/7Re diell
Lezhë3/11Re diell
Dibër-5/8Re diell
Durrës2/13Re diell
Tiranë1/12Re diell
Elbasan0/11Re diell
Berat-3/14Re diell
Vlorë0/13Re diell
Korçë-4/5Re diell
Gjirokastër-4/10Re diell
Sarandë4/14Re diell
error: