Miratimi i hartës së përgjithshme të plazheve i paraqitur si një projekt vendim në mbledhjen e fundit ë këshillit bashkiak të Sarandës, dështoi.
I diskutuar, midis dyshimeve e pretendimeve për më shumë transparencë dhe kërkesave për të shtuar dukshëm sipërfaqet publike në plazhet e Sarandës dhe Ksamilit, mirtimi i kësaj “Harte” që mbante numrin 8 në një projekt vendimi shty për në “kalendat greke” . Në mbledhje mungoi kryetari i bashkisë Adrian Gurma, por ajo u ndoq deri në fund nga zv. kryetari Romeo Çakuli.

Këshilltarët. të ndodhur midis kërkesave maksimaliste dhe shpesh absurde të disa kolegëve të krahut të majtë (këshilltarë të PS) dhe ayre pak të djathtë si këshilltarë që nuk arrijnë numerikisht as në gjysmat e gishtave të një dore; si dhe përgjigjeve anemike larg argumentave bindëse nga ana e përfaqësuesve te ekzekutivit, nuk e miratuan, më saktë e hodhën poshtë, P/Vendimin “Për miratimin e hartës së përgithshme të plazheve të lejuara në territorin bregdetar të Bashkisë Sarandë.”/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Arta Dade. Ish-bashkëpunëtorja i çon mesazh të koduar Edi Ramës: Përvishju gjermanishtes, do të të duhet më shumë se shqipja e protestës!
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër