/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si edhe alternime kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perëndimore. Në orët e pasdites përgjatë vijës bregdetare reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Mjegullinë lokale nëpër zonat luginore në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës e në vazhdim era fiton shpejtësi 10-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/7 | Re diell |
| Kukës | 7/13 | Re diell |
| Lezhë | 9/14 | Re diell |
| Dibër | 2/6 | Re diell |
| Durrës | 10/17 | Re diell |
| Tiranë | 9/18 | Re diell |
| Elbasan | 8/16 | Re diell |
| Berat | 6/16 | Re diell |
| Vlorë | 10/17 | Re diell |
| Korçë | 5/6 | Re diell |
| Gjirokastër | 6/18 | Re diell |
| Sarandë | 12/20 | Re diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI