– Kush mban një qen zvogëlon rrezikun e demencës.
Ata që kanë një qen zvogëlojnë rrezikun e vuajtjes nga demenca senile në pleqëri me 40%, një dukuri që është më i largët për pronarët e maceve.Këtë e vërteton hulumtimi japonez i kryer nga Instituti Metropolitan i Geriatrisë dhe Gerontologjisë në Tokio.Studimi përfshiu më shumë se 11 000 persona të moshës nga 65 deri në 84 vjeç – të cilët morën pjesë vullnetarisht në një anketë epidemiologjike të kryer nga bashkia e kryeqytetit, së bashku me një ekip studiuesish që ekzaminuan përqindjen e njerëzve që zhvilluan demencë midis 2016 dhe 2020.
Raporti i gjasave, që tregon rrezikun e zhvillimit të sëmundjes, u llogarit si 0,6 për pronarët e qenve dhe 0,98 për pronarët e maceve, krahasuar me 1,0 për ata që nuk kishin asnjë kafshë shtëpiake.
Sipas Yu Taniguchi, studiuese në Institutin Kombëtar për Studime Mjedisore, kujdesi për një qen i ndihmon njerëzit të ruajnë zakonet e përditshme të stërvitjes dhe mundësitë për përfshirje sociale, një faktor që nga ana tjetër zvogëlon rrezikun e zhvillimit të demencës senile.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI