SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e martë 5 janar 2021

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë moti parashikohet me alternime vranësirash, të cilat në orët e mbrëmjes marrin karakter të dendur.

Do ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar që në orët e para të 24-orëshit në zonën Veriore dhe Qendrore. Në Alpe do ketë reshje të dobëta bore. Parashikohet mjegull e dendur në orët e mëngjesit përgjatë luginave.

Do ketë prezencë ngricash në rrugë në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim Juglindje –Jug 1-10 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e ulëta dhe luginore era do jetë me shpejtësi 15-18m/s. Valëzim në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër6/11re shi
Kukës-1/5re shi borë
Lezhë5/12re shi
Dibër-2/4re shi borë
Durrës5/13re shi
Tiranë6/14re shi
Elbasan3/12re shi
Berat4/11re shi
Vlorë4/14re shi
Korcë-3/5re
Gjirokastër2/10re shi
Sarandë5/14re shi
error: