Shërbimi Metetorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë verilindore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare nga 1 – 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në bregdetin veriperëndimor dhe zona luginore era intensive me shpejtësi deri në 12 – 14m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -4/8 | Diell |
| Kukës | -4/0 | Diell re |
| Lezhë | 0/7 | Diell |
| Dibër | -8/-1 | Diell re |
| Durrës | -3/10 | Diell |
| Tiranë | 0/7 | Diell |
| Elbasan | -2/9 | Diell |
| Berat | -2/9 | Diell |
| Vlorë | -2/9 | Diell pak re |
| Korçë | -9/-2 | Diell re |
| Gjirokastër | -6/8 | Diell |
| Sarandë | 0/9 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI