Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu me intensitet të ulët në orët e para të ditës në zonat malore dhe në bregdetin perëndimor, për të rifilluar në pjesën e dytë të ditës në të gjithë territorin jo vetëm me intensitet të ulët por edhe mesatar në formë shtrëngatash.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 2 – 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi që arrin 12-14m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/13 | Diell re / shi |
| Kukës | 5/10 | Diell re / shi |
| Lezhë | 9/16 | Re shi / diell |
| Dibër | 6/10 | Diell re / shi |
| Durrës | 9/18 | Diell re / shi |
| Tiranë | 10/19 | Diell re /shi |
| Elbasan | 7/20 | Diell re / shi |
| Berat | 7/20 | Diell re / shi |
| Vlorë | 7/20 | Diell re / shi |
| Korçë | 4/11 | Diell re / shi |
| Gjirokastër | 2/15 | Diell re /shi |
| Sarandë | 12/18 | Diell re /shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade