SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë, 15 janar 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Përgjatë orëve të mesditës dhe më pas vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në verilindje dhe juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët. Prezencë e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore, Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe të dëborës.

Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër1/9Diell re shi
Kukës-7/2Diell re borë
Lezhë1/7Diell re shi
Dibër-9/4Diell re borë
Durrës2/10Diell re shi
Tiranë2/10Diell re shi
Elbasan-2/8Diell re shi
Berat-1/11Diell re shi
Vlorë4/12Diell re shi
Korçë-5/2Diell re borë
Gjirokastër-3/8Diell re shi
Sarandë1/11Diell re shi
error: