SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë 16 shkurt 2022

/ Për ditën e nesërme parashikohet të vijojë përkeqësimi i kushteve atmosferike mbi vendin tonë ndikuar nga aktiviteti i frontit të ftohtë shoqëruar me masa ajrore të lagështa e të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve. Në zonën e Alpeve dhe lartësitë mbi 500 metër në relievet malore në verilindje dhe 800 metër në juglindje reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10-15m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër8/10re shi
Kukës8/10re shi/bore
Lezhë8/9re shi
Dibër2/6re shi/bore
Durrës9/12re  shi
Tiranë9/13re  shi
Elbasan7/10re  shi
Berat5/13re  shi
Vlorë10/13re  shi
Korçë1/8re  shi/bore
Gjirokastër3/5re shi
Sarandë10/11re shi
error: