Për vitin 2022, Bashkia e Sarandës ka pritshmëri për një sezon turistik të suksesshëm.
Sezoni turistik sipas deklarimeve të Ministres së linjës Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit, do të nisë zyrtarisht më 1 maj 2022, por sipas filozofisë së re për zhvillimin e turizmit, i gjithë viti 2022 duhet të konsiderohet një ‘vit turistik’.
Sipas kreut të Bashisë Sarandë Adrian Gurma, bashkia dhe operatorët turistikë hyjnë në 2022-shin më të përgatitur.
“Janë përfunduara në kohë të gjitha kontratat e plazheve dhe mund të jëmi ndoshta e para bashki në rang vendi që I kemi përfunduar qind për qind kontratat një vjeçare të stacioneve të plazheve me subjektet private”, –tha Gurma.
Sipas tij në dispozicion të turistëvë gjatë sezonit veror, janë edhe 8 stacione plazhi më tepër ndërsa referuar sipërfaqes, mësohet se gjatë këtij vitit, në hapësirën e palzheve të Sarandës shtohen edhe 8000 m2 plazhe./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI