Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore. Moti do të jetë i kthjellët me vranësira fare të pakta kalimtare në të gjithë territorin.
Pas orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes vranësirat vijnë përsëri në shtim mesatare deri të dendura. Në orët e vona të mbrëmjes këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta kryesisht në zonën e veriut dhe atë të qendrës.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje 1-8 m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/26 | Diell re |
| Kukës | 11/25 | Diell re |
| Lezhë | 12/26 | Diell re |
| Dibër | 9/23 | Diell re |
| Durrës | 13/26 | Diell re |
| Tiranë | 14/27 | Diell re |
| Elbasan | 12/27 | Diell re |
| Berat | 12/28 | Diell re |
| Vlorë | 14/26 | Diell re |
| Korcë | 10/23 | Diell re |
| Gjirokastër | 9/26 | Diell re |
| Sarandë | 12/25 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.