SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë, 24 maj 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa të cilat do të sjellin mot relativisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet me intervale kthjellimesh e vranësira kalimtare. Duke filluar pas orëve të mesditës shtim gradual të vranësirave mesatare dhe të dendura kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të vrullshme për një periudhë të shkurtër kohore lokalisht në veri, në lindje dhe në jug ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër15/28Diell re shi
Kukës13/27Diell re shi
Lezhë16/28Diell re shi
Dibër12/26Diell re shi
Durrës15/28Diell re shi
Tiranë15/29Diell re shi
Elbasan15/29Diell re shi
Berat13/30Diell re shi
Vlorë15/27Diell re shi
Korçë11/24Diell re shi
Gjirokastër12/28Diell re shi
Sarandë15/27Diell re shi
error: