Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi sot 23 majin e vitit 1820, kur Ali Pashë Tepelena mobilizoi forcat për një front antiosman. Ali Pasha u gjend përballë përplasjeve të njëpasnjëshme me Portën e Lartë dhe synimit të armikut të tij të betuar, Mehmet Sait Halet Efendi, për ta fundosur figurën e tij.
Para klimës së pasigurisë në oborr, Ali Pasha e gjykoi me dobi bashkëpunimin me forcat kryengritëse arvanitase, në sajë të të cilit do të siguronte mbajtjen e sundimit në zonën e jugut deri në Thesali.
Lajmet morën udhë deri në oborrin e Sulltan Mahmudit të II-të dhe ky veprim i përafrimit me “rebelët”, do të vendoste përfundimisht fatin e hidhur të tij në vitet që pasuan.
Përpjekjet për ngritjen e frontit antiosman përkujtohen si një prej zhvillimeve më të rëndësishme të historigrafisë shqiptare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI