/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Kthjellime parashikohen në pjesën e dytë të ditës. Që në orët e para të 24 orëshit do ketë prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare, në pasdite në bregdetin jugperëndimor në formë shtrëngate.
Mjegull/mjegullinë nëpër lugina në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje 1-10m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës fiton shpejtësi dhe intensitet deri në 18-20m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/22 | re diell |
| Kukës | 9/20 | re diell |
| Lezhë | 11/21 | shi diell |
| Dibër | 6/16 | re diell |
| Durrës | 14/24 | shi diell |
| Tiranë | 13/26 | re diell |
| Elbasan | 12/24 | re diell |
| Berat | 10/26 | re diell |
| Vlorë | 14/24 | shi diell |
| Korcë | 6/16 | re diell |
| Gjirokastër | 6/23 | re diell |
| Sarandë | 12/23 | shi diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI