SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë, 6 dhjetor 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në verilindje reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër6/12Re shi
Kukës3/7Re shi
Lezhë6/12Re shi
Dibër2/6Re shi
Durrës10/14Re shi
Tiranë10/14Re shi
Elbasan8/13Re shi
Berat8/14Re shi
Vlorë9/14Re shi
Korçë4/6Re shi
Gjirokastër6/13Re shi
Sarandë11/14Re shi
error: